Heldt paralajmëron pasoja nëse shfuqizohet Specialja
Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka paralajmëruar se nëse deputetët vendosin për anulimin e Gjykatës Speciale, Kosova mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtar.
Heldt ka thënë se Gjykata Speciale është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gur themel për zhvillimin e Kosovës. Dhomat e Specializuara janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës."
"Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë ligj mund ta vendosë Kosovën prapa në kursin e saj Euro-Atlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt”, tha ambasadori gjerman Heldt përmes një deklarate të postuar në faqen e Amasadës Gjermane në Facebok.