19 Maj 2024

Haziri: Vizita e Ashtonit, si e Ahtisaarit

Prishtinë, 14 mars - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ua ka tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, se pranimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive do ta sakatonte Kosovën.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Haziri ka vlerësuar se krijimi i këtij asociacioni do ta rrënonte parimin e multietnicitetit në Kosovë.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe do ta rrënonte parimin e multietnicitetit, sepse në ndërtimin e shoqërisë së Kosovës multietnike, përveç parimit të diskrimiminit pozitiv, duke i ofruar të drejta të veçanta dhe me bollëk komunitetit serb, ne kemi dashur t’i integrojmë ata (serbët) pa i shikuar asnjëherë numrat dhe përqindjet e tyre si dhe pozitën gjeografike ku ata jetojnë”, është shprehur Haziri, duke i bërë thirrje Qeverisë mos të pranojë ndarje asimetrike në Kosovë.

Deputeti Haziri vizitën e shefes së Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Catherine Ashton, e ka vlerësuar si atë të presidentit Ahtisaari, i cili pati qëndruar në Kosovë pak ditë para se ta publikonte dokumentin gjithëpërfshirës për statusin përfundimtar të Kosovës.

“Natyrisht se ajo vjen në Kosovë me një program, një draftmarrëveshje dhe një draft me kompetenca.

Po ashtu, baronesha Ashton vjen në Kosovë për të diskutuar për nevojën e mbështetjes së procesit të dialogut dhe nënshkrimit apo ratifikimit të këtij dokumenti që është planifikuar të ndodhë në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Haziri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)