18 Maj 2025

Haziri: Serbia nuk ka hise në Kosovë

Prishtinë, 28 prill - Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, Serbia nuk ka pjesë në Kosovë dhe s'mund të lejohet që Kosova Lindore të mbetet problem i pazgjidhur.

Për Kosovën sipas tij qëndrojnë dy problematika, të cilat kërkojnë angazhim për t,u zgjidhur, nga njëra anë ajo me serbët në veri të saj dhe nga ana tjetër ajo e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Unë nuk jam për ndarje, por për ridefinim të kufirit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haziri.

“Mitrovica gjithmonë ka qenë e Kosovës dhe është quajtur Mitrovica e Kosovës. Bistrica e Boletini kurrë nuk ka qenë të Serbisë. Leposaviqi ka qenë fshat kur u formua si komunë në vitin 1956 dhe ka mbetur ashtu e pazhvilluar."

"Unë nuk jam për prerje të tilla, sepse Serbia kërkon ndarje natyrale deri në Lumin Ibër, e kjo është në dëm të Kosovës. Këtë s’e pranon askush. Këtë se pranoj as unë, por kthimin në normalitet sipas 1956-ës”, ka thënë Haziri për revistën Jehona.

Kur është fjala te Lugina e Preshevës, Haziri shton: “Nuk guxojmë të lejojmë një Kosovë të vogël të mbetet ashtu sikur mbeti Kosova pas Shqipërisë londineze... Zgjidhja e kufirit në mes të Kosovës e Serbisë, në parimin e vitit 1956, besoj se i jep fund hallit tonë shekullor”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)