16 Janar 2025

Haziri: Serbia fajtore, nëse dështon marrëveshja

Prishtinë, 1 prill - Deputeti Lutfi Haziri konsideron se takimi i tetë mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit është shans i mirë për fillimin e normalizimit të raporteve ndërshtetërore.

Ai thotë se arritja e një marrëveshjeje i hap rrugë Prishtinës dhe Beogradit për të marrë shpërblime nga BE-ja. Sipas tij, nëse takimi dështon fajtore është Serbia, e cila po e humb shansin e tretë për pajtim me Kosovën.

 Takimi i së martës mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel, po shihet si shans ideal për fillimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu konsideron kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri.

Në një deklaratë për “Express”, ai tha se marrëveshja për Veriun do të duhet të arrihej para 16 prillit kur mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së.

Në këtë formë sipas tij, të dyja shtetet marrin shpërblimet e tyre në procesin e integrimeve evropiane.

“Ky proces është i ndërtuar në kornizën evropiane, ia mundëson Serbisë me e fitu statusin e kandidatit dhe ia mundëson Kosovës me hy në negociata për MSA. Këto janë rezultatet që ne i presim, përderisa në politikën e brendshme fillon shpërbërja e strukturave paralele, që i kanë sjellë dëm serioze shtetit të Kosovës”, tha Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)