16 Janar 2025

Haziri: Qeveria e paaftë

Prishtinë, 13 shkurt - Për vizat duhen përmbushur edhe 70 rekomandime. Qeveria, është humbur në agjendën e liberalizmit të vizave. Skandali i pasaportave, është damkë e zezë për liberalizmin. Edhe më tutje angazhimi dhe puna e Qeverisë në procesin e liberalizmit të vizave janë në nivel të deklaratave. Ky ka qentë komenti i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për procesin e liberalizmit të vizave

“Me vet faktin se bllokrekomandimet përfshijnë 70 veprime konkrete mund të themi lirisht se progresi është shumë i limituar dhe se Qeveria tashmë është e humbur në agjendën e liberalizmit të vizave.

Pavarësisht se ne si opozitë po angazhohemi seriozisht që ky proces të përmbyllet, nga ana tjetër Qeveria po tregon paaftësi dhe pa fuqi për të realizuar këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Lutfi Haziri për gazetën Epoka e Re. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)