Haziri: PDK duhet ta gjejë zgjidhjen
Pishtinë, 27 tetor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka vlerësuar se partia fituese, në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet ta gjejë zgjidhjen. Iniciativa i takon asaj, e jo neve, ka thënë Haziri.
Është në dorën dhe përgjegjësinë e partisë së parë, që ka dalë më 9 qershor apo edhe të presidentes, apo e një autoriteti tjetër, që të merret me zhvillimet, krijimin e situatave të tjera politike që qojnë në përmbylljen e procesit politik, që tashmë na ka lodhur që nga 8 qershori, e që ndërlidhet kryesisht me konstituimin e Kuvendit, thotë ndër të tjera, në një intervistë për Kosova Sot, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
/Kosova sot/