23 Janar 2025

Haziri: Ngritja e Gjykatës së Posaçme, e domosdoshme

Prishtinë, 22 korrik - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri thotë se dështimi i themelimit të Gjykatës së Posaçme deri më tani ka qenë rezultat i dyshimeve të qytetarëve dhe përfqësuesve politikë lidhur me pretendimet dhe akuzat e deputetit zvicerian në Këshillin e Evropës, Dick Marty për trafikim organesh.

Ai thotë se menyra se si është nisur procesi i themelimit të Gjykatës së Posaçme ka krijuar hapësirë për dyshime. Por, Haziri shtoi se themelimi i kësaj gjykate është i domosdoshëm.

Haziri thotë se parlamenti dhe institucionet e Kosovës duhet të respektojnë obligimet e tyre ndërkombëtare, Kosova ka nevojë ta zbardh të kaluarën e saj para vetes dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe të shmang krijimin e gjykatës nga OKB-ja.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një konferencë mbi mënyrat për të nxitur ripajtimin dhe për të ushqyer paqen.

 

/Zeri i Amerikes/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)