Haziri merr titullin “Anëtar Nderi” i Fondacionit “Papa Clementi XI-Albani”
Gjilan, 12 mars – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar nga Fondacioni ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani” me titullin “Anëtar Nderi” i këtij Fondacioni.
Haziri e ka pranuar këtë mirënjohje me urdhër të presidentit të Fondacionit, Zef Bushati, të cilin ia ka dorëzuar dr. Rabit Sadiku, me motivacionin për kontributin e veçantë për paqen dhe sigurinë në regjion.​
Kryetari Haziri e ka falënderuar presidentin e Fondacionit ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani”, Zef Bushati për vlerësimin e lartë që i kanë bërë figurës së tij.