Haziri: Me mua LDK do të ishte më e re
Prishtinë, 29 korrik - Nëse Isa Mustafa nuk do të jetë sërish kandidat për kryetar të LDK-së, atëherë ka gjasa që kësaj pozite tia mësyjë Lutfi Haziri.
Ai në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Tribuna ka thënë se po e vlerëson kandidaturën. Haziri ka folur për Mendim Rugovën dhe ka thënë se ai përfaqëson vetëm veten e tij.
Haziri ka shpjeguar edhe për idenë dhe qëllimin e tij që LDK të jetë e afërt me PDK-në, ndonëse ka thënë se kjo e fundit është ShIK-u vetë. Haziri ka thënë se nuk po flirton me radikalizëm islamik dhe se po ti jepet mundësia do të hynte në shkëmbim territoresh me Serbinë. \"Sukseset dhe përgjegjësitë i atribuohen kryesisë së partisë dhe liderit të saj.
Për LDK-në ky është vit i zgjedhjeve, ne në vjeshtë të këtij viti i kemi zgjedhjet e brendshme. Në çdo katër vjet kemi zgjedhje brenda partisë dhe pavarësisht rrethanave dhe momenteve zgjedhjet e LDK-së janë mbajtur me afat. Ne e kemi ndryshuar statusin e LDK-së, i kemi ndryshuar politikat tona zgjedhore dhe besojmë se ka më pasur shumë rezultat në zgjedhjet e ardhshme\". Tribuna