17 Janar 2025

Haziri: Ligjet hapin rrugë për liberalizim

Prishtinë, 17 korrik - Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Hazi, u ka bërë thirrje deputetëve që nesër të votojnë për miratimin e 8 projektligjeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Haziri ka thënë se miratimi i këtyre projektligjeve mund të ndikojë që dialogu për këtë proces të vlerësohet pozitivisht nga Komisioni Evropian në shtator.

“Miratimi i këtyre projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv të liberalizmit të vizave”, ka thënë Haziri për ”Epokën e re”

Sipas tij, lënia e këtyre projektligjeve për sesionin vjeshtor do të mund të ndikonte që vlerësimi të mos jetë pozitiv.

Haziri ka deklaruar se me miratimin e kësaj pakoje Kuvendi i Kosovës i përfundon suksesshëm punimet për sesionin pranveror. Ai ka thënë se për të bërë hapa përpara në këtë proces Qeveria e Kosovës duhet t’i luftojë fort krimin e organizuar dhe korrupsionin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)