Haziri: LDK është viktimë e Qeverisë
Prishtinë, 26 shtator - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK është viktimë e qeverisë së Kosovës. Haziri në një intervistë për Epokën e re ka deklaruar se Qeveria po i atakon njerëzit e LDK-së.
Haziri ka thënë se qeveria ka dështime enorme në sundimin e ligjit. Sipas tij, LDK-ja është duke e menduar seriozisht rishikimin e agjendës së integrimeve evropiane.