08 Maj 2024

Haziri: Kosova të jetë model për Maqedoninë

Prishtinë, 21 mars - Maqedonia duhet të marrë si model statusin e serbëve të Kosovës sa i përket plotësimit të të drejtave të shqiptarëve.

Kjo ka deklaruar deputeti i LDK-së dhe kryetari i komisionit parlamentar për integrime evropiane, Lufti Haziri, në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA.

“Serbët janë një pakicë e vogël në Kosovë dhe ne si shtet i ri i kemi plotësuar dhe afirmuar të gjitha të drejtat si në përdorimin e gjuhës, simboleve si dhe diskriminim pozitiv në të gjitha fushat.\"

\"Shqiptarët në Maqedoni janë shumë larg këtyre të drejtave, sepse nuk gëzojnë përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe, simboleve dhe kanë një autonomi kulturore jashtëzakonisht të kufizuar. Unë absolutisht vlerësojë se përvoja e Kosovës duhet të jetë një shembull i mirë i rregullimit të të drejtave të një etnie jodominuese”, theksoi për agjencinë INA, Lufti Haziri.

Duke komentuar incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni, Haziri thekson se ato kanë eksploduar si pasojë e gjendjes politike.

“Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë eksploduar si pasojë edhe të një Qeverie që investon në histori, që pamundëson përfitimin proporcional të fondeve për zhvillim, një qeverisje që aplikon të drejta të kufizuara politike dhe natyrisht situata u krijua edhe nga provokimet që vijnë nga shtetet e treta. Në këtë kontekst, shqiptarët në Maqedoni nuk mund të jenë kurban të marrëdhënieve greko-maqedonase për kontestin e emrit”, theksoi zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri, duke vlerësuar se shqiptarët duhet të bëjnë presione në planin ndërkombëtar.

Ai thekson se Prishtina dhe Tirana duhet të ndihmojnë procesin politik të shqiptarëve në Maqedoni, mirëpo sipas tij, problemet e brendshme shqiptare duhet të udhëhiqen dhe të zgjidhen nga lidershipi vendor shqiptar, përmes një dialogu politik përbrenda faktorit shqiptar në Maqedoni.

“Një dialog politik që përkundër mospajtimeve do të mund të përballonte agjendën e vështirë politike në Maqedoni”, theksoi deputeti i LDK-së.

Lidhur me zhvillimet e fundit përbrenda LDK në relacionet midis taborëve të Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut, anëtari i kryesisë së kësaj partie Lutfi Haziri vlerëson se pavarësisht situatave në LDK po ndodhë profilizimi i qartë dhe reformimi strukturor që do të bëjë më të fuqishme subjektin e tyre politik.

Ai thekson se LDK po afrohet me AAK sa i përket koalicionimeve, por gjithçka sipas tij, do të varet nga lidershipi i tyre se sa do të arrijnë të harmonizojnë politikat e tyre programore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)