16 Janar 2025

Haziri: Kosova peng i sjelljeve të Serbisë

Prishtinë, 16 prill - Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri thotë në lidhje me raportin që pritet të publikohet sot nga Bashkimi Evropian se Kosovën e kanë përcjell probleme të ndryshme, të cilat pritet që të qartësohen sot. Këto dhjetë vite, ose kjo dekadë, sipas Hazirit, nuk është dekadë e humbur por mundësi e humbur.

“Krejt problemet që e kanë përcjell vendin pritet të qartësohen sot. Rekomandimi është pozitiv që Kosova të përfshihet. Por duhet 3-4 kushte afatshkurtëra të vlerësohen, të bëhet një vlerësim të shihet a është arritë kënaqshëm ose jo.\"

\"Raportet duhet të sqarojnë edhe nëse Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme që të nisin negociatat për anëtarësim. Serbia ka refuzuar javën e shkuar që të nënshkruaj një plan marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën, e cila gjë pritet të reflektohet në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Nëse këtë 10 vjeçar duam ta shohim ku jemi ne, kjo nuk është një dekadë e humbur, por një mundësi e humbur”, ka thënë Haziri për RTK.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk është ka mirret me problemet e pasluftës së Kosovës dhe Serbise. Haziri, vlerësoi se është e padrejtë që Kosova të bëhet peng i sjelljeve të Serbisë.

“BE nuk është ka mirret me problemet që Kosova e Serbia i kanë pasluftës. Është e padrejtë që Kosova me u bo peng I sjelljeve të pavendosura të Serbisë. Procesi I Ashtonit, zgjedhjen e ka mes integrimit dhe izolimit, ata po e luajnë formulën që ka qenë më herët. E dojnë Kosovën peng dhe Integrimin”, ka theksuar Haziri.

Sipas Hazirit duhet të ndërtojmë kapacitete dhe mekanizma që mos të vonohemi, që të arrijmë kohën e kroatëve dhe malazezëve.

Ndërkaq sa i përket deklaratës së Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, se don bisedime pa ndërjmetësues, Haziri ka thënë se nuk duhet ndryshuar kjo formulë e bisedimeve.

“Politika serbe ka qëndrime të vjetra. Ne jemi dy vende të pavarura, nuk mund të flitet pa ndërjmetësuës. Duhet të ruhet kjo formulë e bisedimeve, zhvendosja e bisedimeve në territor të Serbisë ose të Republikës së Kosovës, me një ndërmjetësim të lehtë ndryshon shumë, këto parime duhet të ruhen”, ka shtuar Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)