Haziri: Kosova ka dy mundësi, të zgjedh mes qorrsokakut apo integrimeve evropiane
Prishtinë, 9 qershor- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të organizuar më 11 qershor dhe të votojnë koalicionin e LDK-së për zhvillim ekonomik, shtet ligjor e integrime euroatlantike.
Haziri ka thënë se porosia nga Gjilani e kryetarit të partive Popullore Europiane, Joseph Daul, është më kuptimplotja e mundshme për votuesit kosovarë.
Nuk ka mesazh më të fuqishëm dhe më kuptimplotë se ai i kryetarit të partive Popullore Europiane, z.Joseph Daul, i cili tha qartë në Gjilan se unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane. Ne besojmë se gjilanasit dhe e tërë Kosova do të zgjedhin integrimet europiane, ka thënë Haziri.