Haziri kërkon nga AAK që të lëshojë pe për postin e Kryeministrit
Prishtinë, 18 nëntor - Lutfi Haziri kërkon mirëkuptim nga AAK që të lëshojë pe për postin e Kryeministrit, të cilin LDK po e kërkon me ngulm, pas vendimit të partnerëve të koalicionit për të hequr dorë nga Kryeparlamentari, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e Bllokut.
Haziri tha për rajonipress se LDK dhe partnerët e saj po angazhohen që të përballojnë këtë situatë lidhur me marrëveshjen e re për kryeministrin brenda koalicionit LAN.
Por tani edhe ne po kërkojmë mirëkuptim e kompromis nga partnerët tanë në mënyrë që të garantojmë ndërtim të qeverisë dhe funksionalitet në shtet, tha ai.
Po shihet që nuk është e lehtë, por duhet të ruhen motivet se pse është nderuar ky koalicion më 10 qershor.
LDK ka qenë tolerante dhe mirëkuptuese, por tani edhe ne po kërkojmë mirëkuptim e kompromis nga partnerët tanë në mënyrë që të garantojmë ndërtim të qeverisë dhe funksionalitet në shtet tha Haziri.