19 Janar 2025

Haziri: Heronjtë na mësuan se duhet t’i luftojmë padrejtësitë

Gjilan, 12 janar - Me akademinë solemne kushtuar dëshmorëve të janarit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 30-vjetorin e rënies së tyre, të dielën në Gjilan ka vazhduar manifestimi kulturor përkushtues “Flaka e Janarit”, që përmes artit letrar, skenik, pamor e muzikor nderon heronjtë e kombit.
 
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, nën përkujdesjen e të cilit mbahet manifestimi, duke e hapur akademinë, ka thënë se “të gjithë ne jemi të vogël para veprës së madhe të dëshmorëve të kombit, të cilët i përkujtojmë për të 23-tën herë me radhë përmes manifestimit ‘Flaka e Janarit’”.

“Dëshmorët janë ata më meritorët për këtë ditë të bardhë në Kosovë, për liri, për pavarësi dhe për bashkim të shqiptarëve. Nga dëshmorët ne kemi mësuar shumë, por mbi të gjitha ata na dhanë guximin e kurajën që të mos pajtohemi me të keqen dhe padrejtësitë, por të vazhdojmë rrugën tonë për liri”, ka thënë Haziri.

Haziri, po ashtu, ka thënë se është vendosur që hapësira para shtëpisë së Rexhep Malës në Gjilan, do të emërohet “Sheshi i Ilegales”, thuhet në komunikatën e shtypit të Zyrës së inforacinit të KK të Gjilanit.

Ahmet Isufi, deputet i Parlamentit të Kosovës, tha se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë më meritorët për organizimin e gueriles shqiptare në Kosovë, e cila filloi me ta dhe më vonë u shndërrua në ushtri çlirimtare, për të zhvilluar luftën e armatosur deri në çlirimin e vendit nga okupatori.

Fitore Mala, e bija e Rexhep Malës, ka thënë se ndihen mirë kur institucionet e vendit kujdesen t`i nderojnë e përkujtojnë heronjtë e Kosovës e të të gjithë kombit, që në këtë rast janë familjarë të tyre dhe bijë të Gjilanit.

Ajo ka bërë ftesë që bashkërisht të punojmë më shumë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Kurse Donika Gërvalla, në emër të familjes Gërvalla, tha se Gjilani është shembulli më i mirë se si duhet nderuar e respektuar heronjtë, edhe përmes aktiviteteve kulturore, për të mos i përkujtuar ata vetëm në ditët e rënies së tyre.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” vazhdon më 17 janar, më ekspozitën e arteve pamore “Peneli i Flakës”, për të vijuar pastaj me pjesët tjera, deri më 31 janar 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)