Haziri: As me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me PDK-në
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh për qytetarët, ku përjashton mundësinë e një koalicioni me PDK-në.
Në mesazh, thuhet:
Faleminderit votuesve për konfirmimin e votave për LDKnë në Gjilan. Punuam për rritje, por arritëm në shifrën e afro 14 mijë vota.
Por, të zhgënjyerit e koalicionit të PDKsë ndihmuan në rritjen e VVsë edhe në Gjilan. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vazhdojmë ta ruajmë dhe rrisim besimin tonë me ju.
LDK konfirmon se nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bashkëpunim me ata që u treguan mosmirënjohës. Madje, as me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me ta.
Sovrani nuk i dha askujt legjitimitet ta formojë qeverinë, përkundër festive partiake. Ne vazhdojmë punën tonë në çdo sfidë.