Haxhiu ngushëllon familjet e punëtorëve të KEK-ut
Prishtinë, 6 qershor - Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu - Kamishi ka ngushëlluar familjët e viktimave dhe u ka uruar uroj shërimin sa me te shpejt të lënduarve.
\"Më lejoni të shpreh dhembjen dhe pikëllimin për familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre në shpërthimin e sotëm në repartin e elektrolizës në Kosovën A, si dhe lutem që të plagosurit nga kjo tragjedi të shërohen sa më shpejt.\"
\"Gjithashtu më duhet të shprehë konsideratën time më të lartë për stafin e KEk-ut për punën e jashtëzakonshme që bënë për tejkalimin e situatës së krijuar dhe momentet qe ndan dhimbjen dhe pikellimin me familjet e viktimave dhe te lenduarve\", ka thënë Haxhiu.