Haxhiu: Kuvendi nga Vetëvendosje po shndërrohet në sheshin Tahrir
Prishtinë, 2 maj - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka shprehur një shqetësim të qytetarëve në lidhje me zhvillimet që kohëve të fundit janë duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, në veçanti me trajtimin që është duke iu bërë këtij institucioni shtetëror nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se nuk ka ekzistuar një praktikë e tillë që të organizohen protesta në sallën e mbledhjeve plenare.
Kjo praktikë e tillë sipas tij po e dëmton rëndë imazhin i Kuvendit të Kosovës. Parlamenti nga tempull i demokracisë, nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar të shndërrohet në sheshin Tahrir.
\"Po shihet qartë se deputetë të Vetëvendosje me në krye liderin e tyre Albin Kurti, me shumë dilema te ngritura për të, kanë marrë për detyrë që të degradojnë Kuvendin e Kosovës nga organ legjislativ në shesh të protestave, të ngjashëm me sheshin Tahrir\", ka theksuar Haxhiu.
Ai ka theksuar me tutje se ky grup i frustëruar që nuk po gjenë përkrahje nga qytetarët, pasi në qendrat që i organizojnë nuk iu bashkohen as dhjetra qytetarë, prandaj Lëvizja Vetëvendosje e dëshpëruar në mungesë të përkrahjes nga qytetarët ka filluar ta dhunojë demokracinë në Kuvend të Kosovës, këto veprime do të duhej të sanksionoheshin nga kryesia e Kuvendit të Kosovës konform rregullores së punës të Kuvendit.
Qytetarët e Kosovës siç ka thënë ai, janë të indinjuar me degradimet që po i behën Kuvendit të Republikës së tyre, nga ky grup i frustëruar dhe i demoralizuar.
\"Kërcënimet me jetë që po i bëhen kryeministrit të vendit nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe rasti i fundit i eksplodimit me bombol gazit të shtëpia e kryeredaktorit Mufail Limani dëshmojnë qartë se individ dhe grupe politike të caktuara nuk mund ta kuptojnë jetën plurale në Kosovë dhe kanë problem serioze me të kuptuarit e demokracisë\", ka vazhduar me tutje Haxhiu.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë të pamundurën dhe të shpenzojnë tërë potencialin, që personat që shkaktuan rrezikimin e familjes Limani të gjinden sa me parë dhe të marrin dënimin e merituar.
\"Gjithashtu, kërkoj nga organet e rendit që persona të cilët në rrjetet sociale dhe në media kërcënuan publikisht kryeministrin e vendit ti arrestojnë dhe gjykojnë për veprën penale të kërcënimit konform Kodit Penal të Kosovës\", ka theksuar në fund Haxhiu.