04 Maj 2024

Haxhiu: Kurti ka marr pako nga vajza e ish ministrit te Millosheviqit

Prishtinë, 26 janar - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputeti nga radhët e Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i ka shtruar, kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurti disa pyetje që sipas tij kanë për qëllim ndërprerjen e teorive konspirative.

\"Derisa tentoni të luftoni kryeministrin në rrafshin politik e patriotik dhe duke e ditur se nuk arrini po ta kujtoj konferencën e Rambujesë, ky Hashim Thaci arriti të krijonte përkrahje\" ka thënë Haxhiu.

Ai me tutje ka shtuar: \"Kurti ju duhet të përgjigjeni publikisht në disa pytje që i keni mbajtur të mbyllura. Të sqaroni takimin tuaj të fshehtë me serbët në Klinë. Në vitin 2004 policia ju ka ndalur në Klinë dhe në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës suxhuk dhe gjëra tjera ushqimore.

Ai ka vazdhuar duke e pyetur Kurtin se a ishte për piknik me serbët? \"Pas lirimit nga burgu ju keni vazhduar të mbani korrespodencë me një grua serbe e cila ju ka vizituar. Sqarojani qytetarëve raprotet tuaja me këtë serbe dhe e treta, më 28 shtator 2011 përmes autobusit BG-PR keni marrë një pako në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Këtë ua ka dërguar vajza e njërit nga ministrat e Millosheviqit. Për këtë ka dëshmitarë\" është shprehur Haxhiu.

Ai ka shkuar edhe më tutje duke deklaruar se Albin Kurti dëshmoj se nuk e do flamurin kuq e zi.

\"A jeni I vetëdijshëm për pasojat që i shkaktuat vendit me këto veprime tuaja? A jeni i vetëdijshëm se amortizuat edhe bllokime të rrugëve në veri dhe me këtë i krijuat Serbisë favore për të marrë statusin kandidat për në BE? Kam kujtuar se e din pak politikën. Andaj këto cështje që I ngrita janë në interes tuajin dhe është mirë ti sqaroni bashkë me qëllimet tuaja\" ka përfunduar Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)