Haxhiu: Jo amnisti për strukturat ilegale dhe "dajët" e PDK-së
Prishtinë, 14 mars - Deputetja Albulena Haxhiu nga radhë e Lëvizjes Vetëvendosje, mbajti një fjalim të gjatë në sencën sotme parlamentare për shqyrtimin e amandamenteve 23 dhe 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, çështjen e Amnistisë .
Sipas saj është mirë që po propozohet amendamenti që Amnistia të futet si kategori kushtetuese në Kompetencat e Kuvendit, pasi të burgosurit janë mashtruar prej vitesh nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë.
Është mirë që më në fund po sillet propozim amendamenti që Amnistia të futet si kategori kushtetuese, te kompetencat e Kuvendit, pasi që të burgosurit kanë qenë të mashtruar për vite me radhë nga Qeveria, edhe kjo e fundit por edhe ato para saj - konkretisht nga Ministria e Drejtësisë ka thnën Albulena Haxhiu.
"Shpresojë që qëllimi i sjelljes së këtij amendamenti të mos ketë në sfond amnistimin e strukturave ilegale e kriminale të Serbisë në veri edhe pse dihet tashmë që askush nuk mundet të amnistohet pa u arrestuar, gjykuar dhe dënuar mirëpo ju po jeni ne gjendje të bëni gjithçka në dëm të interesave tona, kështu që kemi mjaft arsye për të brengosur."
"Amnistimi i atyre kriminelëve do të jetë heqje dorë nga drejtësia, heqje dorë nga sundimi i ligjit në veri, do të jetë legalizim i krimit, krim i cili do të vazhdojë edhe më tutje jo vetëm në veri"- ka vazhduar më tej ajo.
Haxhiu i është drejuar ministrit se a do të ketë amnisti për për ata që punësojnë dajt e protagonistëve në skandalin e përgjimeve?