Haxhiu: I mbetet Florin Krasniqi ti publikoj faktet për Kurtin
Sipas tij i mbetet Florin Krasniqi nëse dëshiron ti publikoj të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e liderit të tij me strukturat kriminale të Serbisë.
"Faktet tjera bashkë më dëshmitarët jam i gatshëm ti praqes në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë , nëse zoti Kurti është i gatshëm të përballet me to."
"Jam zgjedhur me vota të populli deputet i vendit tim dhe kërkesa ime për të kërkuar sqarime nga Albin Kurti, i cili është lideri i një subjekti politik parlamentar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, bazohet në nenin 74 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 21 të Rregullores së Kuvendit, në veçanti në pikat 7 dhe 6 të tij", ka theksuar ai.
Haxhiu thotë se ka caktuar datën 8 shkurt me qëllim që atij ti jap kohë, ti hapë rrugën për të qenë transparent para qytetarëve, që këto dilema për veprimet e bëra, vet ai ti sqarojë, të mos i injorojë qytetarët të cilët janë shqetësuar për dilemat e ngritura për të.
Ai ka thënë se ka kërkuar që Albin Kurti, për këtë periudhë kohore të sqarohet në mënyrë institucionale, e misteri për të, të mos zgjasë pafundësisht.
Ai ka thënë se janë të paqëndrueshme deklarimet në media se Haxhiu është tërhequr nga publikimi i fakteve. Ai ka thënë se gazetarët kanë të drejtë në qasjen në dokumente zyrtare.
Hahxhiu ka thënë se nëse Albin Kurti dyshon në vërtetësinë e këtyre fakteve atëherë Kurti është i lirë ta padis atë në gjykatë për shpifje.
"Ajo që mua më ka shtyrë të bëjë këto pyetje dhe shpalos këto fakte të ditura e të përfolura për Albin Kurtin, është dëmi që ai në vazhdimësi është duke i shkaktuar Kosovës dhe reputacionit të saj në momentet më vendimtare", ka pohuar Haxhiu.
Qëllim siç ka thënë ai ka qenë që Albin Kurti të sqarohet dhe të jetë transparent para qytetarëve për misterin që përmban, të tregojë se përse e zhvendosi vëmendjen e faktorëve ndërkombëtarë nga zhvillimet në veri të vendit tek pikat e qeta kufitare të Kosovës në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Bekim Haxhiu ka theksuar se nofka Kamishi i ka mbetur nga koha e luftës kur ai tymoste duhan me kamish të gjyshit të tij. Ai ka thënë se për herë të parë me këtë nofkë e ka thirur Lah Ibrahimaj.