29 Prill 2024

Haxhiu: Do të publikoj faktet e takimeve te Kuritit me serbë

Prishtinë, 29 janar - Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i bëri edhe njëherë thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të përgjigjet në pyetjet e tij, për korrespodencat që ai mbanë me zyrtarë serb në dëm të interesit të vendit.

Ai ka deklaruar në një konferencë se ndjen përgjegjësi për ato që deklaron, duke këmbëngulur se janë të vërteta takimet me serbë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
 
Haxhiu ka kërkuar më heret nga Kurti të qartësoj raportet që ai ka pas me një femër nga Beogradi, e cila, sipas deputetit te PDK-së, ka qenë e bija e një ish ministri nga partia e Miloshevicit.

Por, nga VV nuk ka dashur askush të jap shpjegime, duke i quajtur të gjitha këto si shpifje të Haxhiut

Haxhiu i ka dhënë afat Kurtit për përgjigje deri më 8 shkurt, ndryshe, siç tha ai më 9 shkurt do të publikojë fakte tjera, të cilat flasin për korrespodencat e Kurtit me Serbinë.

“Unë e ftoi publikisht Kurtin dhe jo postierët e tij, të përgjigjet me një po ose jo. Nëse unë po flasë të pavërteta, kam përgjegjësi morale dhe penale. Nëse unë flas të pavërteta, Kurti le të më paditë në gjykate dhe aty do të ballafaqohem me Kurtin me fakte, dëshmi dhe dëshmitarë.\", ka theksuar Hahxiu.

Nëse Albin Kurti, nuk përgjigjet deri me 8 shkurt në ora 24.00, për pyetjet që i janë shtruar, atëherë me 9 shkurt , , Haxhiu, do të publikoj faktet e tij për këto takime dhe fakte tjera për Kurtin, për këto korrespodenca që i mban me Serbinë në dëm të interesit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)