Haxhinasto: Shqipëria do forcojë bashkëpunimin me Kosovën
Tiranë, 21 dhjetor - Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, tha se Shqipëria jep kontribut konkret në integrimin e rajonit në drejtim të inkurajimit të shqiptarëve në gjithë shtetet ku jetojnë për të qenë promotor i integrimit euro-atlantik të secilit për këtyre shteteve.
Ai tha po ashtu se Shqipëria mbështet krijimin e një zone të lirë tregtie mes vendeve të rajonit, pa viza dhe pa kufij fizikë, që do të kontribuojnë në përshpejtimin e proceseve integruese.
Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.