Havolli fillon punën e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit
Prishtinë, 16 shtator - Sot zyrtarisht fillon punën Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit Shaip Havolli.
Drejtori i ri i AKK-së falenderon ish drejtorin Z.Hasan Preteni për kontributin e dhënë që nga themelimi i AKK-së, fuqizimin e kapaciteteve si dhe në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së.
Shaip Havolli do të vazhdojë me përkushtim punën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së,e poashtu do ta fuqizojë bashkëpunimin me prokurorinë e shtetit,gjykatat,policinë,mekanizmat tjerë vendor dhe ndërkombëtarë,mediat dhe shoqërinë civile.