Hasi bëhët Komunë
Prishtinë, 8 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të radhës ka bërë Hasin komunë të re të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili ka thënë se vendimi ka ardhur pasi ai i kishte premtuar banorët e Hasit se Qeveria do ta bëj Hasin komunë.
Në këtë takim kam premtuar që Qeveria e Kosovës do të merr vendim për themelin e Komunës së Hasit. Dhe pikërisht, sot Qeveria e Kosovës mori këtë vendim, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij.
Hoxhaj ka thënë se ky vendim tashmë është marrë dhe ky vendim do ta shndërron Hasin në sinonim të shpresës, zhvillimit dhe identitetit.
Urime Hasjanë. Ju i keni dhënë shumë lirisë, pavarësisë dhe kulturës së Kosovës dhe ky vendim i Qeverisë është për Hasin evropian, ka thënë Hoxhaj.