20 Janar 2025

Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt - Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin president të ri të Republikës së Kosovës.  Thaçi është zgjedhur president pas tre raundeve të votimit dhe ka marrë 71 vota.

Procesi i votimit është përcjellë sot me pakënaqësi të shumta nga partitë opozitare, deputetët e të cilave penguan 3 herë, duke hedhur gaz lotsjellës, raporton lajmi.net.

Në bazë të kushtetutës së Kosovës, mandati i Presidentit zgjatë 5 vjet dhe, roli i tij pretendohet të jetë unifikues brenda skenës politike. Për këtë arsye, Thaçi obligohet që brenda një muaji, atëherë kur edhe i skadon mandati pararendëses së saj, Atifete Jahjagës, të lë zyrtarisht angazhimin e tij politik në pozitën e të parit të PDK-së.

Kjo mund të jetë hera e fundit që presidenti do të zgjidhet nga votat e deputetëve në Kuvend, pasi që deri më tani, ka pasur disa përpjekje për ndryshim të kushtetutës, që lejon zgjedhjen direkte të presidentit, përmes procesit zgjedhor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)