10 Janar 2025

Hasani: Thirrja e Thaçit për rezistencë - shkelje flagrante e Kushtetutës

Prishtinë, 24 mars - Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, e ka cilësuar kundërkushtetuese thirrjen e Presidentit Hashim Thaçi për mosrespektimin e vendimit të Qeverisë. Sipas Hasanit, kjo thirrje është tërësisht kundërkushtetuese.

“Sjellja e Presidentit te Republikës sot është tërësisht antikushtetuese dhe nën çdo nivel  të postit që e mban."

"Nuk ka të drejtë Presidenti i vendit me ba thirrje për rezistencë. Të drejtën për thirrje në rezistencë e kanë vetëm disa Kushtetuta të rralla dhe në Evropë është vetëm Gjermania si pasojë e përvojës së hidhur me Hitlerin”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se Presidenti është garantues i funksionimit të institucioneve ndërsa sonte ai ka tregu që është pengues i funksionimit të tyre.

Në fund Hasani tha se në një gjendje traumatizuese në të cilën është vendi thirrja për rezistencë është kundërkushtuese dhe moralisht e papranueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)