Hasani: Të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Kosovë
Prishtinë, 12 gusht - Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani gjatë një konference për media të organizuar lidhur me ditën botërore e rinisë, është shprehur se të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për tu zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit.
Klasa politike duhet ti ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund ti shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes, tha Hasani.
Ai shtoi se rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë.
Ndërsa senatorja e KREK-ut, Norita Emini tha se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë shumë për sigurinë në objekte arsimore dhe universitare.
Nga ana tjeter Senatorja Vesa Agani tha se Të rinjtë në Kosovë ndihen të diskriminuar që në start të fillimit të karrierës se tyre profesionale, për shkak se konkurset për vende pune kërkojnë se paku një vit përvojë pune. Përderisa në anën tjetër, nuk u jepet mundësia që ta krijojnë këtë përvojë,
Ndryshe në konferncen e KREK-ut u diskuta për Privatizimin e Pallatit të Rinisë, kriminalitetin e të miturve ,sfida e madhe e të rinjve Mungesa e liberalizimit të vizave, niveli i papunësisë në Kosovë, përgaditjen e të rinjëve për tregun e punës dhe pjesmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.