Hasani: Pleqtë në politik nuk po u lejojnë hapësirë të rinjëve
Prishtinë, 21 qershor - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) ka vlerësuar se raportet në mes të moshuarve dhe të rinjve, aktualisht në Kosovë kanë lëkundje, për sa i përket dhënies dhe marrjes së mendimeve si dhe përkrahjes së të rinjve për tu avancuar në jetën politike.
Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani ka thënë se politikanët e vjetër në moshë që shumica nga ta tani më po bëhen deputet historik të Kuvendit të Kosovës assesi nuk po munden të ambientohen me realitetin që duhet krijuar në Kosovë e ai realitet është që të rinjve duhet tu epet hapësirë e përfshirjes në jetën institucionale dhe jo të luftohen ata dhe idetë e tyre është shprehur Hasani.
Ai po ashtu ka thënë se të rinjtë që ishin kandidat në këto zgjedhje parlamentare u është servuar edhe një kundër fushat e keqe nga pleqtë e politikës. Të rinjtë e kanë problem të madh për shkak dihet që në shumë institucione gjenerata më e vjetër, thënë kushtimisht, është në vendet kyçe, dhe për shkak të frikës që mund ti humbin vendet e tyre të punës, në një farë forme i ndalojnë dhe nuk i lënë të depërtojnë të rinjtë, gjenerata e re që po vijnë janë me të zgjuar dhe dinë me shumë se ata e të moshuarit për disa gjëra është shprehur Hasani.