22 Janar 2025

Hasani përjashton mundësinë e shkarkimit të Brovinës

Prishtinë, 3 shtator - Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ua ka shuar shpresat shumicës së deputetëve që prej ditësh e kanë deklaruar mundësinë e ndërrimit të kryesueses së Kuvendit, deputetes Flora Brovina, që e shohin pengesë kryesore në rrugën për t’i dhënë zgjidhje bllokadës së krijimit të institucioneve.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se kryesuesja e Kuvendit deri në zgjedhjen e drejtuesve të saj, Flora Brovina, nuk mund të shkarkohet, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk është e thënë të jesh avokat që ta kuptosh logjikën se nuk mund ta shkarkoni me votë dikë që është ngarkuar me automatizëm”, ka thënë Hasani.

“Dhe ju e dini se çdoherë kur konstituohet Kuvendi, anëtari më i vjetër e kryeson seancën dhe se ai ose ajo nuk mund të jetë subjekt i mbivotimit për ta shkarkuar”, ka shtuar ai.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)