20 Janar 2025

Hasani: Partitë po i mbushin sallat më fëmijë

Prishtinë, 2 qershor - Presidenti i  Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), Avdullah Hasani, ka vlerësuar se fëmijët nën moshën 18 vjeçare po përdoren për fushatë elektorale, sipas tij për të mbushur ambientet ku partitë apo kandidatët e tyre dëshirojnë të kryejnë fushatën elektorale.

“Përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale, në manifestime të ndryshme me karakter politik për fushatë, bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”,është shprehur Hasani, gjatë një konferencë për medie.

Ai po ashtu,  ka apeluar edhe tek prindërit që fëmijët nënë moshën 18 vjeçare të mos përdorën për fushatë elektorale.

“Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës,  kërkon  nga prindërit që të mos lejojnë që fëmijët e tyre nënë moshën 18 vjeçare, të përdorën për fushata elektorale.\"

\"Fëmijët vërtetë konsiderohen si e ardhmja e vendit, por mos i keqpërdorni ata, apo t’i politizoni para kohe duke ndikuar në deformimin e personalitetit të tyre”, ka deklaruar Presidenti i KREK-ut Hasani,.  

Sipas presidentit të KREK-ut, mbrojtja e tyre në këto situata krijon një brez të ri të pa deformuar, të pa ideologjizuar. “Duke i mbajtur larg fushatës Ju keni dhënë një kontribut tepër të çmuar për Kosovën, për mirërritjen e fëmijëve tuaj”, ka potencuar  Hasani.

President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, shpreson se ky apel do të përkrahët si nga prindërit ashtu dhe nga subjektet politike.

“Shpresoj që të gjitha subjektet politike, kandidatë për deputetë, prindër do ta shprehni drejtë vlerësimin e këtij apeli për  këtë grup moshë, jo thjeshtë si një imazh bukurie për tua shprehur të tjerëve, por duke parë tek ata  të ardhmen tonë”, ka shtuar  Hasani
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)