Hasani: Partitë po e keqpërdorin vullnetin e rinisë
Prishtinnë, 27 maj - Udhëheqësi i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka vlerësuar se partitë politike po e keqpërdorin sinqeritetin e të rinjve dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar qasjen dhe mënyrën e jetesës në Kosovë.
Pothuajse të gjitha subjektet politike në Kosovë e aktivizojnë vullnetin e tyre dhe e kthejnë vëmendjen nga të rinjtë e vendit dhe problemet e tyre vetëm në periudhën kur vendi ynë futet në kohen e fushatave zgjedhore siç është edhe kjo kohë tani tha presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani
Vendosja e pllakateve, shpërndarja e kartëvizitave, përdorimi i tyre vetëm si imazh i bukur në video-spote e fotografi, janë vetëm disa nga dukurit që po i përjetojnë të rinjtë e vendit tim, e që janë dëshmi konkrete për të dëshmuar dhe vlerësuar se të rinjtë po shfrytëzohen vetëm për tu ndihmuar subjekteve politike për çështje teknike gjatë zgjedhjeve, ndërsa këta të rinj vetëm pak pas përfundimit të zgjedhjeve e kanë të pamundur edhe komunikimin me të zgjedhurit e tyre, e aq më pak që politikanët të mbajnë premtimet e tyre, ka theksuar Hasani.
Këto komente u bënë gjatë një takimi me media ku Hasani i ka ftuar të rinjtë, që në këtë vit zgjedhor të mos lejojnë keqpërdorimin e tyre dhe trajtimin vetëm si imazh i bukur për subjektet politike, por të punojnë dhe të angazhohen që në këto zgjedhje të dëgjohet zëri i arsyes, zëri i vlerave, zëri i rinisë, e që në këtë drejtim, tiu dërgohet një mesazh politikanëve, që të rinjtë të trajtohen sipas asaj që ata meritojnë dhe ata meritojnë shumë.