22 Janar 2025

Hasani: Nuk po bëjmë kalkulime për vota

Prishtinë, 15 tetor - Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka deklaruar se veprimet e opozitës nuk janë kalkulime politike për votë, por për mbrojtje të sovranitetit të vendit.

Ai në profilin e vet në “Facebook” ka shkuar se veprimet e opozitës do të jenë të pandalshme. “Besoj se ngadalë, por qartë, edhe pozita do ta kuptojë se veprimet politike të opozitës në drejtim të tërheqjes së marrëveshjeve janë të pandalshme. Opozita sot nuk është duke bërë kalkulime politike për votë, por fuqishëm do ta mbrojë sovranitetin e vendit, pavarësisht çmimit që do ta paguajë çdonjëri nga ne”, ka thënë Hasani.

Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se opozita po thirret në emër të popullit, por pa e pyetur popullin, Hasani  ka thënë se vetë pozita po vendos në dëm të popullit pa e pyetur fare atë. “I nderuar z. Veseli, ju pozita keni vendosur në emër të popullit, pa e pyetur popullin për të gjitha marrëveshjet që janë në dëm të shtetit të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, eja ta pyesim popullin se çfarë po mendon për këto veprime të turpshme si dhe provokimet e rënda që po vazhdojnë me ftesën e seancave të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është shprehur Hasani.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)