Hasani: Kushtetuesja nën presion politik
Prishtinë, 29 gusht - Krytari i Gjykates Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani e ka quajtur presion politik vlerësimin e Komisionit për ndryshime kushtetuese dhënë të martën, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentit ishte joprofesional.
Në një prononcim për Kohën Ditore, Hasani ka potencuar tri gjëra. Në dy të parat ka treguar shpërfillje për vlerësimet që mund të vijnë nga anëtarët e një komisioni politik që, sipas tij, kanë bërë më shumë se dhjetë amendamente në disharmoni me kapitullin e dytë të Kushtetutës.
Amendamentet ishin hartuar në frymën e një marrëveshjeje politike që kishin arritur liderët e partive kryesore në pushtet, PDK e KKR, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli, me kreun e subjektit më të madh opozitar, LDK, Isa Mustafa.