Hasani: Koalicioni LDK-PDK është i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm
Prishtinë, 10 prill - Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se koalicioni LDK-PDK është i brishtë, i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm për shkak të luftës për dominim në mes të këtyre dy partive.
Ai për Epokën e re, tha se LDK-ja është duke tentuar ta dominojë skenën politike për shkak të postit të kryeministrit.
Në këtë kontekst, Hasani ka thënë se ky dominim mund ti kushtojë PDK-së. Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të humbet nga koalicioni me LDK-në nëse Hashim Thaçi bëhet president me këtë sistem të qeverisjes.
Nëse do të kemi sistem presidencial, atëherë pushteti koncentrohet në presidencë dhe në këtë rast, me Thaçin president, PDK-ja do të fuqizohet edhe më shumë, ka deklaruar Hasani.