Hasan Preteni rizgjedhet në krye të AKK
Prishtinë, 23 shtator - Kuvendi i Kosovës sot, pas votimit fshehtë zgjodhi drejtorin e Agjencisë Kundërkorrupsion me mandat pesëvjeçar, drejtorin e deritashëm të kësaj agjencie Hasan Pretenin.
Në votim morën pjesë 94 deputetë. Të pavlefshme ishin 10 vota. Hasan Preteni mori 54 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Bashkim Zeqiri mori 30 vota.