Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën
Prishtinë, 28 tetor - Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia.
Në web-faqen zyrtare të BE-së, Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.
Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.
Në informatat e paraqitura në këtë web-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë.
Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.
Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete.