Haraqija: Vetëvendosjen e krijuan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli
Prishtinë, 3 dhjetor - Astrit Harqaija, ish ministër i Kulturës nga LDK-ja, ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e kanë themeluar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Thotë se qëllimi i tij është ta largojë Isa Mustafën nga kreu i LDK-së.
Siguroj dhe garantoj për këtë. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë themeluar Vetëvendosjen për të penguar koalicionin LDK-AAK në vitin 2005, ka thënë Haraqija në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Këtë deklaratë ai e ka bërë duke folur për prishjen e Bllokut VLAN. Ai ka thënë se Hashim Thaçi ka luajtur me tri letra, LDK-në, AAK-në dhe partitë e tjera.
Thotë se vazhdon të jetë anëtar i LDK-së. Ai sërish ka akuzuar liderin e LDK-së Isa Mustafën për humbjen e zgjedhjeve dhe ka shprehur qëndrimin se ai duhet të japë dorëheqje.
Ai gjithashtu ka thënë se brenda LDK-së ka figura që mund tia kthejnë namin partisë, duke përmendur këtu Fatmir Sejdiun, Sabri Hamitin e të tjerë.
Haraqija ka shprehur dyshime se Isa Mustafa do të jetë kryeministër. Ndërsa, ka thënë se zgjedhjet brenda LDK-së duhet të mbahen sa më shpejt.
Ndërkohë do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha forcat që ta largojë Isa Mustafën nga kreu i partisë.
Thotë se Lutfi Hazirin e pasur mik të mirë, me të cilin rri edhe tash, por thotë se ai nuk mund të jetë lideri i ardhshëm i LDK-së.
\"Lutës i mungon guximi, andaj nuk do të mund të jetë kryetar i LDK-së\".
Haraqija ka madhëruar figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ka thënë se ai ka kërkuar që autostrada \"Ibrahim Rugova\" të quhej me këtë emër deri në Tiranë, por këtë nuk e ka lejuar Sali Berisha.
\"Kam kërkuar që komplet autostrada të thirret autostrada Ibrahim Rugova. Z. Berisha nuk ka lejuar që autostrada të quhet Ibrahim Rugova deri në Tiranë\", ka thënë ai.
Haraqija në emisionin \"Interaktiv\" të KTV\'së ka folur edhe për rastin e Ukë Rugovës, duke thënë se ai nuk e ka emëruar ambasadorin italian në Kosovë dhe se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë pasaportë e dikujt të huaj.
\"Ukë Rugova akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ukë Rugova nuk e ka emëru ambasadorin italian në Kosovë. Ukë Rugovës nuk iu kanë zënë pasaporta të dikujt në shtëpi\", ka thënë Haraqija.