16 Janar 2025

Haraqija: Nuk kthehem në Qeveri me Pacollin mashtrues

Prishtinë, 21 mars - Kanë hise në qeverinë e Kosovës, por vendet e tyre vazhdojnë të jenë të zbraztë tash e sa muaj. Dy përfaqësuesit e Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija që në qeveri kishin hyrë falë një koalicionin me PDK-në,  nuk po i “shijojnë” të mirat që u sjell pushteti njësoj sikur dy kolegët e tyre të të njëjtës parti, ministri Dardan Gashi dhe deputeti Ukë Rugova.

I pari, Bujar Bukoshi, që në qeverinë “Thaçi 2” kishte fituar postin e zëvendëskryeministrit, po vazhdon përballjen e tij me drejtësinë.

Ndaj Bukoshit rëndon akuza për shpërdorim të postit zyrtar ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Me drejtësinë u desh të përballet edhe zëvendësministri Astrit Haraqija. Gjithçka kishte nisur rreth një kontesti pronësor. Haraqija ishte akuzuar nga kolegu i tij i qeverisë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, se i kishte kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për të zgjidhur kontestin pronësor të hotelit Grand.

Në kohën sa ishte gjallë kreu i AKP-së, Dino Asanaj, akuzohej se kishte dërguar Haraqinë sekser në derën e Behgjet Pacolli për të kërkuar miliona në këmbim të hotelit Grand. Pasi detajet e hetuesisë lidhur me deklaratat e Pacollit dolën në shtyp, Pacolli në një deklaratë për media kishte treguar se si Astrit Haraqija dhe Ukë Rugova që të dy dikur anëtarë të LDK-së kishin shkuar në shtëpinë e tij pas orës 23:00.

Kjo përballje me drejtësinë i shty zëvendëskryeministrin Bukoshi dhe zëvendësministrin Haraqija që të dorëhiqen nga postet që i mbajnë në qeveri Thaçi.

Por, nuk zgjati shumë dhe hetimet ndaj zëvendësministrit Haraqija pushuan. Më 21 shkurt të këtij viti hetuesit e EULEX-it kishin marrë vendim që të pushojnë hetimet ndaj të gjithë të dyshuarve për të ashtuquajturën aferën e Hotelit Grand.

Por, edhe sot e kësaj dite, edhe pse tashmë nuk është nën hetime,ish- zëvendësministri Astrit Haraqija nuk është parë të hynte në ndërtesën e qeverisë.

Një gjë të tillë, është zotuar se nuk do ta bëjë, përderisa në qeveri vazhdon të jetë njeriu i cili e akuzoi se gjoja i ka kërkuar para.

“Me Behgjet Pacollin në qeveri kurrë nuk kthehem. Unë nuk e kam ditur që është mashtrues, tash e mora vesh dhe e mori vesh edhe populli. Fatmirësisht aktakuza ka pushuar, dhe unë e kam ditur se nuk ka asgjë nga kjo punë. Por e kam thënë se pas këtij rasti unë nuk kthehem në qeveri derisa ai është aty”, thotë Haraqija në një deklaratë për gazetën “Bota sot”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)