22 Janar 2025

Haraqija "kërcënon" përsëri Isa Mustafën

Prishtinë, 25 shtator - Njëri nga themeluesit e Listës ‘LDK-Ibrahim Rugova’, Astrit Haraçija, po pretendon se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të arrijë që t’i krijojë telashe partisë së Isa Mustafës.

Ai pret që në këtë seancë të shpërthejë grupi brenda LDK-së që mendon ndryshe nga lideri i saj.

Në një prononcim për gazetën Tribuna, Haraçija ka kërkuar durim, pasi, sipas tij, vetëm pas durimit vjen e mira.

E kjo e mirë, sipas tij, do të ndodhë në një të enjte, duke aluduar të mbajtja e seancës së Kuvendit e cila është caktuar për të enjten e javës së ardhshme.

“Presidenti Rugova ka thënë: ‘Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj’. E ajo e mirë do të ndodhë së shpejti, në një të enjte”, ka thënë Haraçija.

Mirëpo, ky kërcenim i Haraqisë për ikjen e deputetëve nga LDK-ja, nuk është marrë seriozisht nga drejtues të kësaj partie.

LDK-ja, sipas tyre, nuk ka kohë të merret me njerëz si puna e Astrit Haraqisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, ka thënë se asnjë deputet i LDK-së nuk qëndron mbrapa Haraqisë.

Sipas tij, deputetët e kësaj partie janë mbështetës të mëdhenj të liderit të partisë dhe nuk kanë arsye që të veprojnë ndryshe.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)