Haraqija: Isa s'ka guxim të marrë asnjë vendim pa Hashim Thaçin
Prishtinë, 17 prill - Në emisionin AntiPod në First Channel, Astrit Hartaqija e ka quajtur Isa Mustafen njeri i cili nuk ka guxim të marrë as një vendim pa Hashim Thaçin.
Haraqija ka thënë se kjo u dëshmua me zgjedhjen e drejtorit të postës, gjë që nuk pati guximin ta shkarkoj, por qajti në facebook.
\"Ai nuk ka guxim. Ai aq guxim duhët të ketë, që ti thotë edhe Hashim Thaçit boll deri këtu, por ai nuk e kishte këtë guxim. Këtë e tregoi me drejtorin e postës\". ka theksuar Haraqija.
Ai gjithashtu ka kritikuar edhe Avdulla Hotin, duke thënë se ai deri me tani as një vendim të mirë nuk e ka sjellë.
Falja e borxheve sipas tij ëshë një deshtim dhe e padrejtë, si do ti kompenzojnë bizneset dhe qytetarët qe e kanë paguar rrymën gjatë gjith kohës.
Haraqija tha se stimulimi i bizneseve bëhet që sot qeveria më i nda 500 milion Euro.
Haraqija ka vazhduar të bëj pyetje se kush e din se ku janë parat e privatizimit pos Bedri Hamzes dhe ish guvernatorit, pastaj parat e trustit,400 milion euro në bankat komerciale, ku janë gjitha keto para, me qfarë kamata ato para sot po rrinë në x bankën, kur kam qenë ministër kam pytë, por UNMIKU më thoshte se është TOP SECRET, nuk mundësh ti me ditë.
Haraqija tha se Hashim Thaqi ja ka lënë kompirin e nxehtë në dorë Isa Mustafës,ai nuk është ka e dinë i shkreti.