Haradinaj zotohet para evropianëve të rinjë të Kosovës
Prishtinë, 8 shtator - Drejtuesit e Rinisë Evropiane të Kosovës kanë pritur në një takim të mandatuarin për Kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili ka nënshkruar deklaratën ku zotohet se do të angazhohet me të gjitha insitucionet e Republikës së Kosovës të krijojmë, të zhvillojmë, të përmirësojmë jetën dhe perspektivën e të rinjve, si pasuria jonë më e madhe.
Presidenti i KREK-ut ka falëderuar Z. Haradinaj për vizitën dhe mbështetjen që po i jep Këshillit që ai drejton.
I mandatuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë cermonisë së nënshkrimit të deklaratës zotuese është shprehur se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, sidomos do të ofrojë ndihmë për t'u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të të rinjve, kampanja me interes nacional për vendin si dhe angazhim për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e programeve të reja e të domosdoshme për vende pune për gjeneratën e re.