Haradinaj, Ymeri dhe Limaj njoftojnë për fillimin e protestës non-stop
Prishtinë, 23 shkurt - Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetari i Levizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj sot në Sheshis para Teatrit Kombëtar duke filluar nga ora 14:00 mbajnë konferencē për shtyp lidhur me fillimin e protestave non-stop.
Vetëvendosje, Nisma e AAK sot do të ngrenë disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.
Por, liderët e këtyre tri subjekteve opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë menduar edhe në detaje këtë qëndrim në tenda.
Ata kanë vendosur që të bëjnë orar për njerëzit që do të qëndrojnë në shesh.