Haradinaj vizitoi Këshillin e BIK-së në Podujevë
Podujevë, 6 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Podujevë, ku, i shoqëruar nga bashëkëpunëtorë të tij dhe zyrtarë të lartë të partisë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti.
Kryetari Haradinaj është pritur ngrohtësisht nga kreu i Bashkësisë Islame të Podujevës, Bekim Jashari. Gjatë takimit kryetari Haradinaj ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës për pritjen dhe ka thënë se e respekton këtë institucion, i cili në vazhdimësi ka punuar për atdhe e fe.
Bekim Jashari, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, e ka falënderuar kryetarin Haradinaj për vizitën e tij dhe për përkrahjen dhënë BIK-ut në vazhdimësi.