20 Janar 2025

Haradinaj: \"Vetëm pak ditë na ndajnë nga dita kur Kosova do të marr Drejtim të Ri\"

Deçan, 31 maj – Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin qendor zgjedhor në Deçan.

\"Dikur ne takoheshim ose kështu ose në rrethana tjera dhë bënim plane si me arritë deri në liri, si me arritë me ba shtet. Disa prej nesh i kemi gjetë mënyrat, i kemi gjetë rrugët si me i sjellë fitore vendit, si me arritë deri te fitoret që kanë qenë të domosdoshme. E tash çka duhet të bëjmë, si mundemi me i sjellë fitore vendit, që në vendin tonë qytetari ynë të jetoj si duhet, si na ka hije, me u punu, me pas pagë të mirë, me pas pension të respektuar, të mos frikësohesh kur të sëmuresh, se ka kush të kqyrë e ke ku shkon, pra me jetu stabil në vendin tënd?\" - tha Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


\"Këto vitet pas pavarësisë nuk kemi punu si duhet si me arritë te suksesi për Kosovën. Janë bërë gabime, që po e bëjnë më të vështirë jetën në të gjitha sferat. Për me dalë nga kjo gjendje, ne kemi punuar shumë që t\'i japim Kosovës suksesin, fitoren. Kemi punu vazhdimisht, gjithë kohën, kemi ofru njerëz që i njohin lëmitë e ndryshme, që janë ekspert të mirë. Mënyra për ta zhvilluar shtetin është të punojmë pa korrupcion, pa ndarje. Kosova ka potenciale të mëdha për t\'u zhvlluar. Energjia është burim i zhvillimit, Kosova ka fat, Kosova është superfuqi energjetike. Asnjë institucion ndërkombëtar nuk e konteston që ne jemi shumë të pasur me qymyr. Teknologjia e sotme lejon që nga qymyri të nxirren, përveç energjisë, edhe produkte tjera. Energjia është baza jonë. Bazë tjetër janë metalet. Me këto krijojmë mundësi për zhvillimin e vendit. Me këto ne ju mundësojmë qytetarëve të vendit të zhvillojnë ekonominë, prodhimin, rritjen e pagave, hapjen e vendeve të reja të punës. Ne e kemi këtë plan dhe do e bëjmë. Me 8 qershor, dilni votoni, që të fillojmë zhvillimin e vendit, të fillojm Drejtimin e ri. Votoni numrin 44\" - ju tha Haradinaj deçanasve.


Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. Ai ftoi qytetarët deçanas që të japin votën e tyre për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeminstrin e ardhshëm të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

\"Vetëm pak ditë na ndajnë nga dita kur Kosova do të marr Drejtim të Ri. është momenti, është koha që me votën tonë të përkrahim vlerat tona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit, të gjithëve pa dallim partie, që me votën e tyre me 8 qershor të përkrahim krenarinë e Kosovës, kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinajn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)