20 Janar 2025

Haradinaj uron popullin shqiptar për statusin e kandidatit në BE

Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe mbarë popullin shqiptar, për aritjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Kryetari Haradinaj ia përcjellë qeverisë dhe popullit shqiptar përgëzimet më të thella, për punën e bërë, angazhimin dhe përkushtimin e mbarë spektrit politik të Shqipërisë në arritjen e kritereve për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Kryetari Haradinaj përcjellë bindjen dhe përkushtimin e tij të plotë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur dhe t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.

Bashkimi Evropian është dhe mbetet qëllimi i përbashkët dhe parësor i shqiptarëve kudo që janë, si rrumbullakësim i punës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për paqe, siguri, stabilitet e zhvillim, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)