Haradinaj uron popullin amerikan dhe Presidentin Donald Trump
Prishtinë, 9 nëntor - Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan për zgjedhje të mira dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump!
\"Njëkohësisht urimet më të mira për Presidentin e ri Donald Trumop, me bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perendimore\", ka thënë Haradinaj.
Kosova e vogël sipas tij do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe!
\"Poashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën!\", ka theksuar në fund Haradinaj