Haradinaj uron Jacobson për 4 korrikun
Prishtinë, 4 korrik - Në kuadër të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar ambasadoren e SHBA-ve Tracey Ann Jacobson dhe stafin diplomatik amerikan në Kosovë.
Në këtë ditë të shënuar, ne ndajmë gëzimin me secilin amerikan, nderojmë pavarësinë e vendit që përgjithmonë ishte në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe humanizmit kudo në botë.\"
\"AAK dhe populli i Kosovës do ti jenë përherë mirënjohës popullit dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë vendit tonë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë e vërtetë në Republikën e Kosovës, andaj festa e SHBA-ve është edhe festë e jona, thuhet në urimin e Haradinajt.