Haradinaj uron deputetët e Kushtetutës së Kaçanikut
Prishtinë, 7 shtator - Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kushtetuta e Kaçanikut, është njëra prej ngjarjeve që tashmë ka zënë vend në historinë e Kosovës. Me të drejt është konsideruar si një prej bazave të fuqishme të shtetësisë sonë.
\"Në këtë 15 vjetor të kësaj date historike, i urojmë të gjithë pjesëmarrësit e saj, dhe i sigurojmë ata se cdo përvjetor i Kushtetutës së Kaçanikut, do të kujtohet gjithmonë e me rerspekt dhe me vlerësimin më të lartë për ata që e paten të qartë vizionin e një Kosove të pavarur. Urime deputetëve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe gjithë atyre që jetuan me këtë ngjarje\",thuhet në urimin e Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.